Bota

Irani ekzekuton gazetarin opozitar, Ruhollah Zam

Gazetari Zam u ekzekutua këtë mëngjes pas miratimit nga Gjykata e Lartë e vendimit të dhënë nga Gjykata Revolucionare

Muhammet Kurşun  | 12.12.2020 - Përdıtësım : 14.12.2020
Irani ekzekuton gazetarin opozitar, Ruhollah Zam

Teheran

Irani ka ekzekutuar opozitarin e regjimit, Ruhollah Zam, editorin e faqes së lajmeve Amed News, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë zyrtare iraniane të lajmeve IRNA, gazetari Zam u ekzekutua këtë mëngjes pas miratimit nga Gjykata e Lartë e vendimit të dhënë nga Gjykata Revolucionare.

Amed News, e cila përshkruhet me "ndërgjegjësim, luftë, demokraci" filloi aktivitetet e saj në vitin 2015 përmes aplikacionit të rrjetit social Telegram. Llogaria e cila kryesonte me lajme kundër regjimit dhe e cila arriti në mbi 1 milion ndjekës në një kohë të shkurtër, u mbyll pas rreth 2 vitesh.

Faqja e lajmeve me editor, Ruhollah Zam vazhdoi më pas publikimet e saj me emrin Sedaimardom (Zëri i Popullit).

Zam u arrestua në tetor 2019 me arsyen se "zhvillon aktivitete kundër revolucionit" dhe më pas u transferua në Iran.

Gjykata Revolucionare në qershor dënoi me vdekje Zam-in me akuzën e "shkaktimit të ligësive në botë".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.