BALLKANI

Kroaci, ndërron jetë kryebashkiaku i Zagrebit Milan Bandiç

Milan Bandiç, kryebashkiaku i kryeqytetit të Koracisë, Zagreb, ndërroi jetë mbrëme në moshën 66-vjeçare nga sulmi në zemër

Bakir Tiro  | 28.02.2021 - Përdıtësım : 01.03.2021
Kroaci, ndërron jetë kryebashkiaku i Zagrebit Milan Bandiç

Zagreb

Milan Bandiç, kryebashkiaku i kryeqytetit të Koracisë, Zagreb, ndërroi jetë mbrëmë në moshën 66-vjeçare nga sulmi në zemër, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Me pikëllim të thellë informojmë bashkëqytetarët tanë, bashkëpunëtorët, miqtë, Zagrebin dhe opinionin kroat se papritmas, sot, më 28 shkurt, në moshën 66-vjeçare, Kryetari i Qytetit të Zagrebit, z.Milan Bandiç, vdiq nga një sulm në zemër", thuhet në deklaratën e Qytetit të Zagrebit.

"Ai jetoi për qytetin e tij, për zagrebaset dhe zagrebasit, të cilët ishin në vendin e parë për gjithçka që bëri, për punën që kreu me dashuri dhe energji, duke aktivizuar tërë qenien e tij, pa pushim për 21 vite. Ne do të informojmë opinionin për detajet, kohën e varrimit, mbajtjen e ceremonisë përkujtimore, si dhe informacione të tjera në lidhje me këtë lajm pikëllues", thuhet më tej.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.