BALLKANI

Ndërron jetë ish-kryeministri i Shqipërisë, Bashkim Fino

Bashkim Fino i cili aktualisht ishte deputet i partisë në pushtet, Partisë Socialiste të Shqipërisë, ka mbajtur postin e kryeministrit në Qeverinë e Pajtimit Kombëtar në vitin 1997 (mars‐korrik)

Fatjon Cuka  | 29.03.2021 - Përdıtësım : 29.03.2021
Ndërron jetë ish-kryeministri i Shqipërisë, Bashkim Fino Foto: Kuvendi i Shqipërisë

Tiranë

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Bashkim Fino, ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare, ndërkohë ai ishte i infektuar ditët e fundit edhe me kronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency(AA).

Lajmi për vdekjen e deputetit Fino është bërë publik nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në rrjetet sociale.

"E pabesueshme, po shumë fatkeqësisht e vërtetë, miku im, miku ynë i mirë Bashkim Fino nuk jeton më. Nuk kam fjalë. Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, aktivitetet tona elektorale do të ndalen, në nderim e kujtim të vëllait tonë të dashur", ka shkruar Rama.

Për ndarjen e tij nga jeta kanë përcjellë mesazhe ngushëllimi zyrtarë, politikanë dhe personalitete nga fusha të ndryshme në Shqipëri.

Fino i cili aktualisht ishte deputet i partisë në pushtet, Partisë Socialiste të Shqipërisë, ka mbajtur postin e kryeministrit në Qeverinë e Pajtimit Kombëtar në vitin 1997 (mars‐korrik).

Gjatë karrierës së tij politike ai ka mbajtur edhe postin e zv.kryeministrit dhe ka drejtuar disa ministri.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın