BALLKANI

Shpallet ditë zie për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Bashkim Fino

Ceremonia zyrtare e homazheve është mbajtur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë me pjesëmarrjen e zyrtareve të lartë, personaliteteve nga fusha të ndryshme, por edhe të qytetarëve

Fatjon Cuka  | 29.03.2021 - Përdıtësım : 29.03.2021
Shpallet ditë zie për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Bashkim Fino Foto: Olsi Shehu / AA

Tiranë

Këshilli i Ministrave i Shqipërisë ka shpallur 29 marsin ditë zie kombëtare në nderim të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Bashkim Fino, i cili ndërroi jetë në moshën 59-vjeçare, raporton Anadolu Agency(AA).

Ceremonia zyrtare e homazheve është mbajtur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë me pjesëmarrjen e zyrtareve të lartë, personaliteteve nga fusha të ndryshme, por edhe të qytetarëve.

Homazhe për nder të jetës dhe veprimtarisë së ish-kryeministrit Fino kanë bërë presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, kryeparlamentari Gramoz Ruçi, kryeministri Edi Rama, ministra, deputetë, kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë(PD), Lulzim Basha dhe zyrtarë të tjerë. Në deklaratën e tij për mediat pas homazheve, Meta tha se Fino në një moshë shumë të re u bë “një figurë frymëzuese për ne më të rinjtë”.

“Momenti i sotëm ishte një moment shokues i ndarjes papritur nga jeta e tij. Ngushëllimet më të sinqerta gjithë familjarëve të tij, të gjithë qytetarëve të Gjirokastrës, të gjithë dashamirësve kudo, Partisë Socialiste, pasi ai ishte një nga figurat kryesore në këto tri dekada, edhe gjithë opinionit publik që e donte Bashkimin dhe respektonte për gjithë dimensionin e tij njerëzor dhe shoqëror”, u shpreh Meta.

Bashkim Fino i cili u lind në vitin 1962 në Gjirokastër, ndërroi jetë pas qëndrimit disa javor në spital, pasi ishte i infektuar me kronavirusin e ri (COVID-19).

Fino i cili ishte deputet i partisë në pushtet, Partisë Socialiste të Shqipërisë, ka mbajtur postin e kryeministrit në Qeverinë e Pajtimit Kombëtar në vitin 1997 (mars‐korrik).

Gjatë karrierës së tij politike ai ka mbajtur edhe postin e zv.kryeministrit dhe ka drejtuar disa ministri, si dhe është zgjedhur deputet në disa legjislatura.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın