Bota

Ndërron jetë romancieri i njohur Wilbur Smith

Gjatë karrierës së tij të gjatë ka botuar 49 libra që janë shitur në 140 milionë kopje në mbarë botën

Dilara Hamit  | 14.11.2021 - Përdıtësım : 15.11.2021
Ndërron jetë romancieri i njohur Wilbur Smith

Ankara

Në moshën 88-vjeçare ka ndërruar jetë autori "bestseller" me famë botërore Wilbur Smith, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lajmi u konfirmua në llogarinë e tij në median sociale, ku thuhet se ai ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Cape Town të ​​Afrikës së Jugut.

Gjatë karrierës së tij të gjatë, ai ka botuar 49 libra që janë shitur në 140 milionë kopje në mbarë botën.

"Romanet e Wilbur Smith kanë mahnitur lexuesit për më shumë se gjysmë shekulli, duke shitur më shumë se 140 milionë kopje në mbarë botën në më shumë se tridhjetë gjuhë. Seria e tij më e shitur "Courtney", më e gjata në historinë e botimit, ndjek aventurat e familjes Courtney në mbarë botën, që përfshin brezat dhe tre shekuj, përmes periudhave kritike nga Afrika koloniale në Luftën Civile Amerikane dhe epokën e aparteidit në Afrikën e Jugut”, thuhet në një njoftim në llogarinë e tij në Twitter.

Romani i parë i Smith, "When the Lion Feeds", botuar në vitin 1964, ishte një bestseller dhe secili prej romaneve të tij të mëvonshëm ishte në listën e bestsellerëve, shpesh në vendin e parë, duke i dhënë autorit mundësinë për të udhëtuar gjerë e gjatë në kërkim të frymëzimit.

Smith lindi më 9 janar 1933 në Rodezinë e Veriut, tani Zambia në Afrikën Qendrore. Babai i tij, Herbert Smith, ishte një teneqexhi dhe nëna e tij, Elfreda, e cila ishte më e prirë artistikisht, ishte ajo që e inkurajoi të riun Wilbur për të lexuar.

Në moshën 18-muajshe, Smith u sëmur rëndë nga malaria cerebrale dhe ekzistonte mundësia që ai të pësonte dëmtime në tru nëse mbijetonte.

Babai i tij konsideronte se obsesioni i tij për libra është i panatyrshëm dhe i pashëndetshëm, kurse Smith u bë një lexues i fshehtë, duke kaluar orë të tëra në banjë ku mbante romanet e tij të preferuar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın