Bota

Ndërron jetë në moshën 106-vjeçare piktorja e njohur kubaneze, Carmen Herrera

Herrera, e cila ka bërë vepra abstrakte gjatë gjithë jetës së saj, arriti të njihej në arenën ndërkombëtare në moshën 89-vjeçare duke shitur pikturën e saj të parë në vitin 2004

Sümeyye Dilara Dinçer  | 14.02.2022 - Përdıtësım : 17.02.2022
Ndërron jetë në moshën 106-vjeçare piktorja e njohur kubaneze, Carmen Herrera

Ankara

Është ndarë nga jeta në moshën 106-vjeçare, artistja dhe piktorja vizive minimaliste me origjinë kubane, Carmen Herrera, e cila arriti të njihej në arenën ndërkombëtare në moshën 89-vjeçare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Artisti Antonio Bechara konfirmoi në një deklaratë për media se piktorja 106-vjeçare, Herrera vdiq në shtëpinë e saj në Manhattan.

Herrera, e cila ka bërë vepra abstrakte gjatë gjithë jetës së saj, arriti të njihej në arenën ndërkombëtare në moshën 89-vjeçare duke shitur pikturën e saj të parë në vitin 2004.

Në një intervistë në vitin 2009, Herrera tha se pikturon sepse është e detyruar dhe se është një detyrim që i jep kënaqësi.

Herrera, veprat abstrakte të të cilës u deshën 60 vjet për t'u zbuluar, tha se nuk kishte menduar kurrë për paratë në jetën e saj, se fama është një gjë vullgare dhe se ajo filloi të njihej shumë në vitet e fundit të jetës së saj.

Veprat minimaliste të Herrerës me vija të drejta, forma dhe ngjyra janë të ekspozuara në muzeun Whitney të Artit Amerikan, Muzeun e Artit Modern dhe Muzeun Tate Modern në Londër.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın