jeta

"Ata përgatisin liderët e së ardhmes"

Universiteti i cili është hapur në një qytet si Shkupi ku ndërthuret kultura turke me atë ballkanase ka 7 fakultete në të cilat përmban 19 programe universitare dhe 6 master. Mësimi në këtë Universitet është në gjuhën angleze

Dzihat Aliju  | 20.03.2016 - Përdıtësım : 21.03.2016
"Ata përgatisin liderët e së ardhmes"

Shkup

SHKUP (AA) – Universiteti Ndërkombëtarë Ballkanik (IBU) i cili u krijua me moton për ''përgatitjen e liderëve të së ardhmes'' hyn në dhjetë vjetorin e tij bindshëm.

Rektori i këtij universiteti i cili është ngritur nga njerëz të rëndësishëm të botës elitare të Turqisë, akademikë si dhe dashamirës të bamirësisë së këtij vendi, Prof. Dr. Ismail Kocayusufoğlu ka dhënë një deklaratë për gazetarin e Anadolu Agency (AA).

Universiteti i cili është hapur në një qytet si Shkupi ku ndërthuret kultura turke me atë ballkanase ka 7 fakultete në të cilat përmban 19 programe universitare dhe 6 master. Mësimi në këtë Universitet është në gjuhën angleze.

Drejtuesi i këtij Universiteti, Kocayusufoğlu thotë për AA se për herë të parë në këtë intervistë do të lançojë katër degë të reja. "Nga sezoni i ardhshëm do të kemi degët, shkencat e komunikimit dhe media e re, media dhe arti pamor si dhe financë dhe bankë'' tha ai dhe në vijim të fjalës së tij shton se krahas këtyre degëve për shkak të kërkesave të shumta Universiteti do të ketë së shpejti edhe degën e mësuesisë së turqishtes.

Rektori Kocayusufoğlu duke nënvizuar se ky universitet në kuptimin e njohjes së vetes dhe lançimit të tij ka një profil ndërkombëtarë të ngritur tashmë në vijim tha se shumica e akademikëve të këtij institucioni arsimorë janë nga vendet e Ballkanit dhe Turqia.

- "Universiteti jonë është i ngritur rreth bazës së përputhjes së mendimit dhe shpirtit"-

Duke thënë se një nga veçoritë më me vlerë të Universitetit IBU është çështja e bursave studimore, Kocayusufoğlu në vijim shton: "Universiteti jonë është i ngritur rreth bazës së përputhjes së mendimit dhe shpirtit. Kur bëhet fjalë për gjerat e përbashkëta nuk behet asnjëherë llogari të ardhurash, nuk duhet bërë dhe nuk do të bëhet. Pothuajse më shumë se 90 përqind e studentëve tanë janë me bursë ku 80 përiqnd e tyre janë me bursë të plotë".

Kocayusufoğlu në vijim thotë gjithashtu se këtë vit në provimin e bursave këtë vit do të hyjnë rreth 500 studentë nga të cilët 150 prej tyre do të fitojnë bursë të plotë, 150 të tjerë 75 përqind të bursës dhe 200 të tjerë do të përfitojnë 50 përqind të bursës.

Krahas këtyre studentëve Kocayusufoğlu thotë gjithashtu se Universiteti i tyre i ka dyert e hapura deri në fund për ato studentë të cilët janë të suksesshëm për nuk kanë mundësi ekonomike ose janë jetimë.

Ndërkohë duke u ndalur në njehsimin e universitetit Kocayusufoğlu thotë se ky institucion i lartë arsimorë është pjesë e udhërrëfyesit të Qendrës Kombëtare të Provimeve të Turqisë dhe se të studiosh në këtë universitet është njëlloj sikur të studiosh në Turqi.

Universiteti i cili ka korrur suksese të shumta në arenën ndërkombëtare në radhitjen e një institucioni ndërkombëtar me emrin Shangai të vitit 2012 është zgjedhur si Universiteti më i mirë privat i Maqedonisë. Në këtë kuadër Kocayusufoğlu tha se ata i pret një e ardhme më e mirë.

Duke theksuar se ajo që e bën të rëndësishëm ndëkrombëtarisht këtë Universitet është fakti që ka shumë bashkëpunime me universitete të tjera, veçanërisht në Turqi, Kocayusufoğlu thotë më tej se IBU është pjesë e programeve të ndryshme ndërkombëtare si Erasmus dhe Mevlana.

- Universitetet tërheqin vëmendjen me organizimet e tyre ndërkombëtare -

Duke thënë se Universitetet tërheqin vëmendjen me organizimet e tyre ndërkombëtare Kovayusufoğlu në vijim thotë se ata organizojnë aktivitete të ndryshme si për studentët ashtu edhe për stafin akademik.

''Ne organizojmë konkursin e studentëve në të cilin marrin pjesë 50 studentë lider nga 30 vende të botës. Në këtë kongres liderët e mbledhur diskutojnë për tema aktuale dhe në fund të tij publikohet edhe një deklaratë e përbashkët'' thotë Kocayusufoğlu dhe në vijim shton se ky kongres është organizuar nga studentët e këtij universiteti dhe se deri më tani ai është organizuar dy herë.

''Në datat 13 - 15 do të organizohet një konferencë ndërkombëtare me temë 'Përpjekjet: Nga e ndryshmja drejt sinergjisë' '' thotë Kocayusufoğlu dhe në përfundim të fjalës së tij shton duke thënë se IBU deri më tani ka arritur suksese në shumë tema dhe se me hyrjen ne kampusin e ri universitar vitin e ardhshëm akademik, kampus i cili është i ndërtuar mbi 30 mijë metra katrorë hapësirë ku pjesë e tij janë një godinë rektorati, godinat e mësimdhënies, dhe shumë ambiente sociale si dhe dy konvikte një për djem dhe një për vajza, dëshirojnë të hyjnë në dhjetëvjetorin e këtij institucioni më bindshëm.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın